Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Kim Yo Jong, akuzoi Ukrainën se po kërkon armë bërthamore, njoftoi sot media shtetërore koreane KCNA.
Kim thuhet se e bazoi pretendimin e saj në një peticion në internet që deri më tani ka mbledhur më pak se 1000 nënshkrime.
Kim tha se peticioni mund të ishte një komplot politik nga zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, por nuk dha prova për këtë pretendim, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.