Trajneri portugez i futbollit Jose Mourinho (60) ka kërkuar tre lojtarë të rinj këtë verë si pjesë e negociatave për të qëndruar në stolin e klubit të Romës.
Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit duan ta mbajnë portugezin, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2024. Megjithatë, Mourinho kërkon garanci për nënshkrimet e reja.
Mbi të gjitha, Mourinho dëshiron një sulmues për të zëvendësuar Tammy Abrahamin. Përkatësisht, Abraham ishte anëtar i Chelseat nga viti 2016 deri në vitin 2021, por pjesën më të madhe të kohës e kaloi në huazim te Bristol City, Swansea City dhe Aston Villa.
Mediat e ishullit raportojnë se interesimin më të madh për shërbimet e tij kanë shfaqur Chelsea dhe Manchester United, dhe klauzola e blerjes është 72 milionë euro. Trajneri portugez është në kërkim të një mesfushori.
Roma aktualisht është në vendin e pestë me 47 pikë, një pikë pas Milanit, i cili ndodhet në vendin e katërt, i fundit që siguron kualifikimin në Champions League. Interi është i treti me 50 pikë, Lazio në vendin e dytë me 52 pikë dhe Napoli në krye me 71 pikë, transmeton Fol Drejt.