Trajneri i Romës, Jose Mourinho (60) mohoi se do të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain në fund të sezonit, raporton Sky Sports Italia.
“Nëse ata telefonuan, nuk më gjenin”, tha Mourinho.
Mediat franceze pretendojnë se trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier, do të shkarkohet në fund të sezonit pasi nuk ka arritur rezultatet e pritura me klubin nga Parisi. Mediat franceze raportojnë se drejtuesit e PSG-së kanë kontaktuar me Mourinhon/FolDrejt/