Roma mundi 2:0 Real Sociedadin në Olimpico në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës dhe pas ndeshjes trajneri i vendasve komentoi mangësitë e skuadrës së tij në sulm.
“Në pjesën e dytë kuptova se kisha vetëm një sulmues në pankinë dhe m’u kujtua ndeshja që kisha parë një ditë më parë, pashë lojtarë si Mane, Gnabry dhe Sane në stolin e Bayernit, në ndeshjen e Champions League. Sikur të kisha vetëm një prej tyre do të më mjaftonte, imagjinova të zëvendësoja Dybalan me të dhe të shënoja një gol tjetër”, ka treguar Mourinho, transmeton Fol Drejt.