Sot në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu dhe Drejtori i AKI, z. Kreshnik Gashi, kanë nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit ndërmjet MPB-së dhe AKI-së.
.Ky Memorandum është bazuar në fushë-veprimtarinë kushtetuese dhe ligjore të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të sigurisë të Republikës së Kosovës dhe përbën avancim të bashkëpunimit ekzistues ndër-institucional.
Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë Memorandum përfshinë lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe detyrave të këtyre dy institucioneve me qëllim të rritjes së mbështetjes së ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare.