Ministria e Punëve të Brendshme, nesër do të bëjë hapjen e Konferencës KosovaPar2023, kanë njoftuar nga MPB, transmeton Fol Drejt.
Në këtë konferencë do të diskutohet për të ardhmen e Administratës Publike; për fleksibilitin, stabilitetin dhe digjitalizim e administratës.
Në këtë konferencë do të flasin: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, dhe Ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde.
Bëhet e ditur se konferenca do të mbahet nesër, më 22 nëntor 2023, në sallën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, dhe do të fillojë në ora 8:30. /FolDrejt/