Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se nesër pritet të lansohet Pilot-Projekti për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike , shkruan Fol Drejt.
Sipas MPB-së, ceremonia e lansimit do të mbahet nesër në ambientet e MPB-së.
Ky është njoftimi i plotë:
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet ceremonia e lansimit të Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Fetahu, zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Matthias Conrad, dhe Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci.
Takimi do të mbahet nesër më 18.01.2022, duke filluar në ora 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./FolDrejt/