Nëpërmjet një komunikate për media, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka paralajmëruar për nesër një konferencë për media, ku do të flitet për Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik, shkruan Fol Drejt.
“Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra do të mbajë konferencë për media.
Në këtë konferencë zëvendësministri Dobra do të diskutojë për Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik.
Konferenca do të mbahet nesër më 27.10.2022 në orën 12:00” – thuhet ndër të tjera në njoftim./FolDrejt/