Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur 200 vende të lira të punës në katër komuna të pjesës veriore të Kosovës.
Siç bën të ditur konkursi, këto 200 vende të lira përfshijnë pozitën e Zyrtarit Administrativ dhe do të ushtrohen në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi janë katër komunat në të cilat është shpallur ky konkurs./FolDrejt/
Detajet mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm ose në faqen zyrtare të kësaj Ministrie:
https://mpb.rks-gov.net/f/64/79/-Konkurs-Publik:-Zyrtar-administrativ-200-pozita