Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.
MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjtë është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë, thuhet në reagim, përcjell Klankosova.tv.
MPJD bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.
Qeveria e Kosovës i qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë ku sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile.
Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës.