Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se së shpejti do të ndërmerren veprime për të përmbushur “aspiratat” e katër rajoneve të pushtuara për t’u bërë pjesë e Rusisë, një ditë pas përfundimit të asaj që Ukraina dhe Perëndimi thanë se ishin votime të paligjshme.
Në një deklaratë, kjo ministri pretendoi se votat në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia u mbajtën në përputhje me ligjin ndërkombëtar, raporton BBC.
Udhëheqësit pro-rusë në katër rajonet e okupuara të Ukrainës ku u zhvilluan “referendumet” pretendojnë se votat tregojnë se shumica dërrmuese e njerëzve mbështesin aneksimin e zonave nga Rusia dhe i kërkuan Vladimir Putinit që të përfshijë territoret e tyre në Rusi