Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar të premten kontratë me “AS TRAVEL CLUB” SH.P.K., për shërbime të transportit ajror.
Ndonëse në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës, vlera e saj është 741 mijë euro, përcjell Fol Drejt.
Kontrata është nënshkruar të premten ndërsa e njëjta është futur menjëherë në realizim./FolDrejt/