Ekipi turk Sivasspor ka mposhtur ekipin kosovar FC Ballkani në kuadër të xhiros së katërt të Conference League, raporton Fol Drejt.
Ballkani e nisi lojën më mirë dhe kaloi në epërsi me golin e Armend Thaqit në minutën e 36 të ndeshjes, por turqit rikthyen rezultatin në pjesën e dytë me golat e Arslan në minutën e 72 dhe Angielski në minutën e 81.
Pas kësaj humbje, Ballkani gjendet në vendin e fundit me 4 pikë nga po aq ndeshje, ndërsa ekipi turk ngritet në pozitën e parë në grup me 7 pikë nga 4 ballafaqimet e para. /FolDrejt/