Lideri aktual i Bundesligës gjermane, Union Berlin është mposhtur nga ekipi i fundit të tabelës, Bochum, shkruan Fol Drejt.
Bochum fitoi me rezultat 2-1, me golat e shënuar nga Hofmann në minutën 43 dhe Holtmann në minutën 71, ndërsa të vetmin gol për Union Berlin e shënoi Milos Pantovic në minutën 93 të takimit.
Pavarësisht humbjes, ekipi i Union Berlinit mbetet në krye të tabelës me 23 pikë pas 11 ndeshjesh, por tani me vetëm 1 pikë më shumë se kampioni aktual Bayern Munchen. /FolDrejt/