Për cilin sport shquhet Sllovenia viteve të fundit? Përgjigja e parë dhe më e popullarizuar me gjasë do të jetë basketbolli i cili ka përjetuar një shpërthim të jashtëzakonshëm me brezin e talentuar të udhëhequr nga tanimë ylli mbarëbotëror, Luka Dončić, kulminacioni i të cilit brez ka qenë titulli i kampionit evropian në 2017.
Përcjellësit e thuktë të sportit dhe pëlqyesit e sporteve nëse mund t’i quajmë të rendit të dytë do ta kenë ta gatshme përgjigjen e dytë – ajo do të jetë çiklizmi. Nga këta përcjellës të përnjëmendtë të sportit, do ta kisha pritur edhe përgjigjen e kërcimeve me ski! Raporton Topsporti.com percjell Foldrejt.com