Në kohën kur e gjithë bota vuan për mungesë të aparaturave mjekësore dhe veçanërisht të shtretërve që disponojnë respiratorë, si masa vendimtare për të ndihmuar mushkëritë e dëmtuara nga virusi Covid19, është një shtet që në kulmin e përhapjes së pandemisë, ka mbi 10 mijë shtretë intensivë të lira, informon foldrejt.com, duke u bazuar në deklaratën e ministrit të shëndetësisë gjermane Jens Spahn.
Momentalisht Gjermania ka 110 mijë të infektuar, kurse mbi 50 mijë të shëruar.
Por pavarësisht kësaj rezerve të mahnitshme, shteti gjerman u ka bërë thirrje banorëve të saj të bëjnë kujdes dhe të mos dalin pa nevojë veçanërisht gjatë festave të Pashkës./Foldrejt.com