Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se Kosova do të jetë në mesin e vendeve që do të përfitojë vaksinën ndaj koronavirusit nga COVAX.
“Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX (Shkurt-Maj 2021)”.
“Në këtë raund, Kosova përfiton 100,800 doza”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.