Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSh), ka bërë thirrje të respektohen masat, pasi varianti Omicron i COVID-19, ka filluar të përhapet nëpër botë, transmeton Fol Drejt.
Në thirrjen e MSh-së drejtuar qytetarëve, theksi vihet te mobilizimi, përkatësisht vaksinimi.
“Me përhapjen e varianteve #Omicron & Delta, ne e dimë se çfarë funksionon për të kontrolluar përhapjen e #COVID19 dhe kjo nuk ka ndryshuar: Vaksinohu, Vendosni maskë, Mbani distancë së paku 1 metër, Pastroni duart, Hapni dritaret, shmanguni vendeve me shumë njerëz, ambientet e mbyllura dhe Testimi, izolimi dhe masa e karantinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.