Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën antiCovid, ku sipas planit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, më datën 15 qershor pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Telegrafin se janë duke punuar me komunat që të jenë gati për të filluar këtë proces më 15 qershor, përcjel FolDrejt.com.
“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Planin e Veprimit për vaksinim masiv të popullatës, që duhet të nis nga data 15 qershor. Plani është i publikuar në ëeb tek rubrika Covid-19. MSH po punon me komunat që kapacitetet humane, logjistika dhe çështjet e tjera të jenë gati për të filluar këtë proces, që synon vaksinimin e 60 – 70 % të popullatës që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, me vaksinën kundër Covid-19”,.
Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive me Covid-19 janë 733.
MSH në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër Covid-19, ku të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë.