Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se nga 1.895 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.
Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /FolDrejt