Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ktheu deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në seancën e sotme i tha ‘mësuesit ta tregojnë qejfin kur të vjen vakti’.
Shefit të qeverisë iu duk e çuditshme që Haradinaj të flasë në emër të mësuesve.
“S’flas për kurrfarë armiq të brendshëm, s’janë as shprehje as mënyra të mia, por ju porsa e dërgjuat deputin Haradinaj kur tha ‘mësuesit ta tregojnë qejfin kur të vjen vakti’, m’u duk e çuditshme që Haradinaj të flasë në emër të mësuesve”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.