Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik.
Duke postuar një fotografi të bregdetit, kreu i qeverisë shqiptare u uroi të gjithëve ditë të bukur sot, me hyrjen e muajit të ri – korrikut.
“MIRËMËNGJES, dhe me gëzimin e ditës së parë të një korriku të mirëseardhur, në një Shqipëri që ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik, ju uroj ta kaloni sa më bukur sot”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.