I kërkuari nga Arsenal, Mykhaylo Mudryk ka thënë se nga një këndvështrim thjesht teoriko-fantazist, nëse do të ekzistonte opsioni për të qenë lojtar i stolit për Real Madridin ose titullar për Arsenalin, me siguri do të zgjidhja Arsenalin, shkruan Fabrizio Romano, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se fillimisht do të donte të dinte nga trajneri se do të kishte një shans të tillë.
Tutje, ai citohet të ketë thënë se e ndjek nga afër Arsenalin, dhe se janë një skuadër shumë dinamike. “Një surprizë për mua ishte sa shumë tifozë të Arsenalit më ndiqnin”, vazhdoi ai.
Mudryk për klubin e tij të ardhshëm: “Nuk ka të bëjë me distinktivin apo historinë. Stili i lojës së ekipit do të luajë një rol në vendimin tim, është shumë i rëndësishëm. Po, do të mërzitesha nëse nuk bëj lëvizje në dimër”përfundon ai. /FolDrejt/