Në kohën kur lidershipi i Arabisë Saudite njihet si “shërbëtorja e dy qyteteve të shenjta”, numri dy i qeverisë saudiane Muhamed Bin Salman ka habitur kur ka thënë se është e “drejtë” vendosja e muslimanëve (ekstremistë) ujgurë në kampet e internimit, shkruan foldrejt.com.
“Kina ka të drejtë të luftojë terrorizmin dhe ekstremizmin kur bëhet fjalë për sigurinë e saj kombëtare,” tha princi Muhamed, duke nënshkruar një marrëveshje multi-mulionere.
Kina ka ngritur kampe internimi për rreth një milion muslimanë ujgurë, të cilët nuk zbatojnë islamin ashtu siç kërkon komunizmi kinez. Kundër kampeve të internimit ka reaguar SHBA dhe Turqia. Shumica e shteteve muslimane nuk u kanë dalë për zot ujgurëve, për shkak të marrëveshjeve të majme tregtare me Kinën.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e akuzoi Pekinin për gjenocid ndaj ujgurëve, kurse kryeministri pakistanez Imran Khan theksoi se “nuk di shumë” për kushtet e ujgurëve./Foldrejt.com