Sipas burimeve të medias maqedonase FOKUS, bëhet e ditur se kandidati i mundshëm për kryetar të shtetit mund të jetë zv. kryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri. I njëjti është përfolur si kandidat konsensual ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së, gjë që pritet të konfirmohet nga këto parti.
Zeqiri para se të bëhej deputet ka ushtruar detyrën e gazetarit. Për herë të fundit e kemi parë duke udhëhequr emisione televiziv në Alsat-m dhe TV Shenja. Ai në mars mbush 40 vjet me çka i plotëson kushtet minimale për tu futur në garën presidenciale, përcjell foldrejt.com.
BDI insiston në kandidat konsensual, por kjo nga analistët shihet si vështir e arritshme.
Deri më tani nga BDI si kandidat konsensual është përmendur vetëm ish ministri i jashtëm Denko Malevski.
Zgjedhjet presidenciale do të shpallen me 2 ose 3 shkurt, ndërsa do të mbahen diku në muajin mars ose prill.