Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Beldi Çuçi tha se Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit.
Rrumbullaku mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë.
Rrumbullaku, një polic karriere, u emërua në krye të AMP (në atë kohë të quajtur SHÇBA) pas një urdhri të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në nëntor të vitit 2020, Rrumbullaku kaloi me sukses vetingun në Polici. Një foto e tij ku shfaqej në krah të Arben Frrokut, të dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dirtan Lamaj në vitin 2013 ngriti dyshime për pastërtinë e figurës, por pas deklarimeve të Rrumbullakut, komisioni i vlerësimit doli në përfundimin se foto ishte rastësore dhe nuk mund të quhej si kontakt i papërshtatshëm./A2Cnn