Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka numëruar tre sukseset e javës së fundit që i kanë ndodhur shtetit të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Brenda vetëm një jave kemi:
1) Liberalizim të vizave, lëvizje e lirë për BE me pasaportën e Republikës së Kosovës,
2) Forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës, me pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës,
3) Forcim të sovranitetit të Republikës, me mbajtjen e zgjedhjeve.
Puna e mbarë, Albin Kurti”, shkroi Muja në Facebook. /FolDrejt/