Bild raporton se Thomas Müller (33-vjeçar) po mendon seriozisht të largohet nga Bayern për shkak të situatës aktuale. Futbollisti i Bayernit është shprehur i pakënaqur me situatën në klub.
Bayerni është në një luftë të ashpër me Borussia Dortmundin për titullin kampion, dhe u eliminua nga Champions League dhe kupa vendase në çerekfinale. Për më tepër, situata në dhomën e zhveshjes nuk është më e mira pasi Sadio Mane goditi me grusht Leroy Sanen një muaj më parë.
Ai dëshiron të luftojë për trofe
Sulmuesi veteran gjerman nuk po mendon për pension dhe dëshiron në një klub që po lufton për të gjithë trofetë. Bild shton se nuk përjashtohet as largimi i Müllerit në një tjetër klub gjerman. Sipas ambicieve të tij, mund të jenë Borussia Dortmund dhe RB Leipzig, të cilët po luftojnë për trofetë më të rëndësishëm në Gjermani këtë sezon. Müller ka qenë në Bayern që nga viti 2000 dhe ka fituar shumë trofe me klubin. Ai ka shtatë gola dhe 11 asistime në 37 ndeshje këtë sezon, transmeton Fol Drejt.