Duke paraqitur kërkesën e Departamentit të Mbrojtjes prej 773 miliardë dollarësh për vitin fiskal 2023, udhëheqësit e Pentagonit thanë se buxheti ishte finalizuar para pushtimit, kështu që nuk ka para specifike për luftën.
Sipas zyrtarëve amerikan, Pentagonit mund t’i duhet t’i kërkojë Kongresit para shtesë për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, duke përfshirë plotësimin e arsenalit të Amerikës për armët e dërguara në Kiev, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke paraqitur kërkesën e Departamentit të Mbrojtjes prej 773 miliardë dollarësh për vitin fiskal 2023, udhëheqësit e Pentagonit thanë se buxheti ishte finalizuar para pushtimit, kështu që nuk ka para specifike për luftën. Kongresi miratoi një pako financiare urgjente prej 13,5 miliardë dollarësh në fillim të marsit.
Udhëheqësit thanë se ishte shumë herët për të parashikuar se sa shpejt forcat ukrainase do të përdorin armët dhe municionet tashmë të ofruara dhe sa do t’i duhet SHBA-së për të ri-integruar dërgesat në Ukrainë, si raketat Stinger dhe Javelin ose pajisje të tjera./FolDrejt/