Presidenti Volodymir Zelensky është shprehur se Ukraina ka potencialin për t’i shkaktuar humbje të mëdha Rusisë, duke shënuar përparime në fushën e betejës, sipas The Guardian.
Pas një takimi me komandantë të lartë ushtarakë, ai tha se grupi diskutoi furnizimin me armë të Ukrainës, duke shtuar se intensiteti i sulmeve ndaj rusëve duhet të rritet.
“Ne folëm për situatën aktuale në vijën e frontit, rreth Ukrainës. Kemi përcaktuar detyra në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Gjithashtu kemi diskutuar çështjen e furnizimit të trupave me armë moderne – intensiteti i sulmit ndaj armikut ende nuk është rritur.
Pjesëmarrësit në mbledhjen e shtabit ranë dakord se ne kemi një potencial të konsiderueshëm për avancimin e forcave tona dhe për t’i shkaktuar humbje të reja të rëndësishme pushtuesve”, tha ai.
Kievi shpreson që armët perëndimore, veçanërisht raketat me rreze më të gjatë si Himars të SHBA-v do ta lejojnë Ukrainën të nisë kundërsulme dhe të rimarrë territoret./abcnews.al