Sipas Mundo Deportivo, Barcelona do të bëjë sërish një lëvizje për mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat në afatin kalimtar të ardhshëm.
Barcelona ishte afër nënshkrimit të mesfushorit maroken në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, por kalimi i tij në Barcelonë dështoi. Nëse duan të sigurojnë transferimin e tij, katalanasit do të duhet të paguajnë 35-40 milionë euro, thuhet në raport, transmeton Fol Drejt.