Problemet në zinxhirin e furnizimit me antibiotikë në Evropë, kryesisht amoxicillin, kanë detyruar autoritetet në të gjithë kontinentin të marrin masa të jashtëzakonshme për të siguruar sasi të mjaftueshme barnash për të gjithë pacientët.
Problemi më i madh është në furnizimin me amoksicilinë, e cila përdoret në trajtimin e një sërë sëmundjesh bakteriale tek fëmijët, raporton e përditshmja spanjolle Pais, përcjell Fol Drejt.
Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Ministria e Shëndetësisë spanjolle autorizoi farmacitë që t’u shesin prindërve të fëmijëve të sëmurë antibiotikë për të rritur, sipas nevojës, kuti me 500 miligramë amoksicilinë dhe të shpërndajnë pilula për të marrë dozat e nevojshme prej 250 miligramësh për fëmijët./FolDrejt/