Në mungesë kuorumi, këtë të enjte, ka dështuar hedhja në votim të rezolutës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për rritjen e çmimeve.
Në sallë ishin vetëm 57 deputetë, gjë që ishte e pamjaftueshme që të procedohet tutje për në votim, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, në lidhje me vazhdimin e seancës, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se deputetët do të njoftohen ditëve në vijim.