Uria e shkaktuar nga mungesa e drithit dhe ushqimeve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta, tha sekretari britanik i transportit Grant Shapps.
Ai tha se kishte biseduar me homologun e tij ukrainas Oleksandr Kubrakov për llojin e infrastrukturës që mund të përdoret për të siguruar që gruri të largohet nga vendi.
“Jam veçanërisht i shqetësuar me situatën në Ukrainë, ne e kemi parë këtë pushtim barbar nga Putin. Ajo që më shqetëson vërtet është se kemi parë shumë jetë të humbura në Ukrainë dhe mund të shohim edhe më shumë jetë të humbura në vende të tjera në botë për shkak të mungesës së drithit dhe ushqimeve, të cilat mund të jenë edhe më të mëdha se sa jetët e humbura drejtpërdrejt në luftë”, tha sekretari britanik i transportit Grant Shapps.
I pyetur në lidhje me sugjerimet që Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë anije ushtarake në portin e Odesës për të shoqëruar anijet që transportojnë mallra jashtë vendit, Z. Shapps shtoi:
“Nuk mund të hyj në detaje specifike, ka shumë komplekse për këtë, duke përfshirë ujërat e minuara pranë portit të Odesës.
“Është e qartë se situata me Rusinë dhe Putinin dhe qasja e tyre ndaj kësaj mund ta bëjë shumë të vështirë”, tha sekretari britanik./abcnews.al/