Gjatë konferencës pë media, Ministri i Financave Hekuran Murati ka kërkuar që bizneset duhet t’i rrisin pagat e punëtorëve, shkruan Fol Drejt.
“Kemi problemin e mos ofrimin e kushteve të punës nga ana e bizneseve, duke filluar që nga pagesat. Për shumë biznese, marzha e profitit është rritur, sidomos viteve të fundit, pra këtë e them nga të dhënat e konfirmuara, prandaj duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve”, tha ndër të tjera Murati.
Ai ka shtuar se nga masat mbështetëse të Qeverisë për rritjen e pagave, deri më tani kanë përfituar rreth 17 mijë punëtorë.
Sipas tij, qeveria ka bërë disa herë thirrje dhe “kemi pasur masa mbështetëse edhe për rritjen e pagave, ku kanë përfituar rreth 17 mijë punëtorë edhe përmes platformës Super Puna”, por sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme./FolDrejt/