Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson konsolidimin fiskal të Kosovës, miraton programin e ri SBA dhe RSF.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në mbledhjen e javës së kaluar, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi Programin e Aranzhimit për Gatishmëri (precautionary SBA) për Kosovë, në shumë prej 100 milionë Euro.
Bordi Ekzekutiv po ashtu miratoi aranzhmanin e njohur si Resilience and Sustainability Facility në shumë prej 78 milionë Euro (61.95 milion SDR), gjë që bën Republikën e Kosovës shtetin e parë në Evropë që përfiton nga ky instrument. Këto mjete do të përdoren për investime në rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë së ripërtërishme.
Gjatë diskutimit, Drejtorët vlerësuan lart punën e Qeverisë përgjatë viteve të fundit sa i përket adresimit të sfidave me të cilat vendi është përballur dhe arritjen e konsolidimit fiskal. Drejtorët në veçanti vlerësuan rezultatet në fushën fiskale, duke përfshi rritjen e të hyrave, zvogëlimin e informalitetit, dhe menaxhimin adekuat të buxhetit” u shpreh Murati./FolDrejt/