Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar edhe vendimi për zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga norma e taksave doganore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se po vazhdon mbështetja e pa rezervë e prodhuesve vendor dhe tregon se tani janë ndërmarrë një sërë masash që janë në dispozicion të prodhuesve vendor, në mënyrë që ata të rrisin prodhimin dhe eksportin.
“Si ministri kemi angazhu Doganën e Kosovës në mënyrë që të konsultohet me komunitetin e prodhuesve dhe të shoh se cilat janë nevojat shtesë sa i përket lirimit nga tatimi në import prej disa prej produkteve sidomos për lëndën e parë”.
Raporti ka rekomanduar që lista e lirimeve të zgjerohet edhe për mallrat që njihen si pjesë rezervë të makinerive. Me këtë rast lirohen edhe pjesët rezervë. Tjetra që lirohet edhe aksesorët e rpodukteve që është montimi i produkteve të caktuara. Si dhe të lirohen edhe kanaçet dhe mbyllëset nga qeliku. Këto janë tri kategori të produkteve që i shtohen listës së lirimeve tatimore”, ka thënë Murati.
Ndërsa kreu ekzekutiv, Albin Kurti ka thënë është prioriteti i Qeverisë mbështetja e prodhuesve për një ekonomi më të zhvilluar e më shumë mirëqenie për qytetarët tanë,.
“Kësisoj i bëjmë prodhuesit vendor më të konkurueshëm në treg si dhe nxisim investime të reja në sektorin prodhues e përpunues”, ka thënë Kurti.