Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se me miratimin e projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, shkruan Fol Drejt.
“Sot në mbledhjen e qeverisë miratuam projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Siç edhe kemi paralajmëruar, me këtë projektligj tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.”, shkroi Murati në Facebook.
Murati theksoi se projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si:
Lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;
Kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;
Zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe
Fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.
Në fund, ministri Murati ka uruar që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore. /FolDrejt/