Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati njoftoi sot se 500 të punësuarit e parë përmes platformës Superpuna tashmë kanë marrë pagën e parë.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“500 të punësuarit e parë tashmë kanë marrë pagën e parë, dhe superpuna ka ekzekutuar subvencionin për muajin shkurt.
Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:
🔹 Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);
🔹 Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;
🔹 Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”, u shpreh Murati./FolDrejt/