Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë për Kosovën janë të ngjashme me ato të presidentit rus përpara pushtimit të Ukrainës.
““Nëse Kosova i bashkohet NATO-s, do të jetë një kërcënim për Serbinë”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, duke bërë jehonë të ngjashme me deklaratën e bërë nga Putin disa ditë para se të sulmonte Ukrainën”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Tëitter, transmeton Klankosova.tv.
Pas protestave në Beograd të cilat i dhanë mbështetje pushtimit rus mbi Ukrainën, Murati tha se sonte shihen se ngjashmëritë mes Rusisë dhe Beogradit nuk janë vetëm fjalë.