Ministri i Financave, Hekuran Murati, nga foltorja e Kuvendit ka vlerësuar se nisma për tërheqjen e 30% të Trustit po shkatërron sistemin pensional.
Duke rikujtuar një rast të njëjtë të shkatërrimit në të kaluarën nga Serbia, Murati ka thënë se tashmë të njëjtin shkatërrim po do ta bëjë opozita.
“Çka po synohet me këtë nismë është shkatërrimi i një sistemi pensional…pra, synimi është të merren këto 30%, pastaj edhe 30% tjera dhe të shkatërrohet si sistem dhe të kalohet në sistemin ku kontribuon gjenerata për gjeneratë.”
“Ne e kemi pasë një sistem pensional që na e ka shkatërru Serbia dhe i ka marrë fondet, tash edhe opozita po do ta shkatërrojë këtë sistem që mezi e kemi ndërtu.”, është shprehur Murati./FolDrejt/