Gazetari spanjoll i sportit, Tomeu Maura realizoi një intervistë me futbollistin Vedat Muriqi. Muriqi së fundi u transferua nga ekipi turk Fenerbahçe në ekipin spanjoll Mallorca.
Përktheu: Zamira Rexhepaj – Fol Drejt
I pyetur nga Mauran, nëse kthimin te Mallorca e sheh si një magji për të, Muriqi u përgjigj se në fakt ai nuk beson te magjia, por vetëm në punën e madhe që është bërë si nga trajneri i Mallorca, ashtu edhe nga lojëtarët dhe mbështetja e cila i është bërë në rrjetet sociale.
“Mirë, unë nuk besoj shumë në fat dhe në magji, por mendoj se e gjitha ishte punë e realizuar me mund, nga të gjithë anëtarët, trajneri, lojëtarlt, fansat të cilët më mbështetët jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale”, u shpreh Muriqi.
Në shumë raste gazetari spanjoll e pyeti Muriqin për Kosovën e gjuhën, lidhjen e tij me Spanjën, nëse e ka mësuar ndopak spanjishten, ku Muriqi tregoi edhe rreth kulturës së tij por edhe për atëë që ka parë nëpër vendet e ndryshme, veçanërisht në Itali, Turqi e Spanjë.
Maura: Fitues i kupës së Ligës së Kampionëve me ekipin e Mallorca-s apo Kupën e Botës me Kosovën?
Muriqi: Kur i mendoj të dyja rrënqethem, me të dyja do të doja ta fitoja, kështu që nuk mund ta vendos, por nëse do të ishte vetëm njëra do të ndihesha shumë i nderuar ta arrija me njërën nga to.
Muriqi gjatë intervistës foli edhe për eksperiencat e tij nëpër ekipet që ka luajtur duke theksuar se nga secila kulturë ka përvetësuar diçka.
Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e ekipit spanjoll./FolDrejt/