Pas klubeve më të mëdha të Premierligës, sulmuesi kosovar është bërë objektiv edhe i klubeve nga Serie A.
Vedat Muriqi është futbollisti më i kërkuar shqiptar në treg. Sulmuesi prizrenas ka impresionuar këtë sezon me Fenerbahçen dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin atij.
25 vjeçari qe një kohë ishte bërë objektiv i klubeve angleze.
Atë e vëzhguan klubet e Premierligës si Tottenham, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley dhe Brighton.
Ndërsa, së fundmi në garë për përfaqësuesin kosovar janë futur edhe klubet italiane.