Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, i ka thënë lamtumirë Mallorcas pas një aventure gjashtë mujore në gadishullin iberik.
Muriqi nga sezoni tjetër karrierën do ta vazhdojë në Belgjikë tek Club Brugge, ku u transferua për një shumë 10.5 milionë euro.
Ai tha se është tejet i lumtur që ka ndihmuar ekipin në arritjen e qëllimeve për të mbetur anëtare e La Liga-s.
Kosovari theksoi se “Zemra e tij është dhe përherë do të jetë kuq e zi”.
28 vjeçari në fanellen e Mallorcas i ka shënuar pesë gola duke qenë lojtar kyç në mbijetesën në ligën elitare spanjolle.