Kanë vazhduar reagimet në opinion për shtrenjtimin e rrymës.
Një të tillë në formë ironike e ka bërë edhe analisti Imer Mushkolaj, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit, ka “propozuar” të jetohet në veri që t’i shpëtohet shtrenjtimit.
Siç është shprehur ai bazuar në rrethanat aktuale, shteti atje do ta siguronte pagesën e rrymës.
“Ma mirë na bjen me shku krejtve me jetu n’veri. Bile na pagun shteti rrymën”, ka shkruar aI.