Analisti Imer Mushkolaj ka folur lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut ku është përmendur edhe Kosova.
Ndër të tjerash, Mushkolaj ka përmendur raste ku zyrtarë nga kabineti i presidentes dhe kryeministrit, kanë kritikuar dhe kanë përdorur gjuhë jo të duhur për mediat në Kosovë.
Tutje, analisti ka përmendur edhe rastin e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, i cili në një reagim të tij i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ai ka thënë se për këtë deklaratë, Sadriu është dashur të shkarkohej.
“Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Janë quajtur ndërmarrje e përbashkët kriminale duke nisur nga bashkëshorti i znj. Osmani… Në një shtet normal, me një qeveri normale një pretendim, ose disa pretendime të z.Sadriu që përveç është zotëria i parë i shtetit është edhe diplomati i parë në Maqedoninë e Veriut, ai absolutisht do të duhej të shkarkohej nga posti i tij. S’kemi parë asnjë veprim nga shefja e tij, znj.Gërvalla dhe përpjekje për arsyetimin e veprimeve të tij nga presidentja”, tha Mushkolaj.