Pas thirrjeve publike në Twitter të Elon Musk, i cili kërkoi që të ndiqet penalisht, teksa e ka akuzuar se ka nisur indirekt pandeminë e coronavirusit, Anthony Fauci ka shtuar sigurinë për veten.
Shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, deklaroi se deklaratat e Musk kanë nxitur urrejtje ndaj tij në popull dhe kjo është arsyeja sipas tij që ai ka punësuar pas vetes një grup agjentësh të armatosur, transmeton Fol Drejt.
Sa i përket deklaratave të Musk, Fauci tha se nuk i kushton vëmendje dhe as që ka ndërmend t’u përgjigjet atyre./FolDrejt/