Elon Musk ka bërë marrëveshje 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitterit.
Ai, duke folur në lidhje me këtë, u shpreh se Twitteri është një “shesh” debatesh.
“Fjala e lirë është baza e një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi digjital i qytetit, ku çështjet jetike për të ardhmen e njerëzimit janë debatet”.
Tutje, ai tha se do ta bëjë Twitterin më të mirë se kurrë, përcjell Klankosova.tv.
“Unë dua ta bëj Twitterin më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja, duke i bërë algoritmet me burim të hapur për të rritur besimin. Twitter ka potencial të jashtëzakonshëm, mezi pres të punoj me kompaninë dhe komuniteti i përdoruesve për ta zhbllokuar atë”, u shpreh ai.