“Nëse Rusia përballet me shkatërrimin e saj ushtarake dhe humbjen totale nga NATO, ajo do të përdorë armë bërthamore dhe atëherë NATO do të përgjigjet me armë bërthamore dhe qytetërimi ka përfunduar”, tha Musk në Twitter.
Miliarderi amerikan Elon Musk tha sot se Rusia e sheh Krimenë ashtu siç e sheh SHBA-ja Hawaiin ose Pearl Harbor.
“Të pëlqen apo jo, Rusia absolutisht e sheh Krimenë si thelbin e saj. Krimea është gjithashtu kritike për sigurinë kombëtare të Rusisë sepse është baza e tyre detare jugore. Humbja e Krimesë për ta është sikur SHBA-ja të humbasë Hawaiin dhe Pearl Harbor.”, shkroi Elon Musk në një postim në rrjetin social Twitter./FolDrejt/