CEO i Twitter, Elon Musk ka kërkuar falje për mënyrën se si komunikoi me një punonjës në platformë, i cili po përpiqej të zbulonte nëse ai ishte shkarkuar.
Kërkimi i faljes erdhi pasi punonjësi Hali Thorleifson i shkroi Musk-ut në Twitter duke thënë se “Shefi juaj i HR nuk është në gjendje të konfirmojë nëse jam i punësuar apo jo”, për të cilin Musk u përgjigj: “Çfarë pune keni bërë?”, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh që shkëmbyen, Thorleifsson tha se mori një email që konfirmonte se ishte shkarkuar./FolDrejt/